Meriton Mjekiqi tregon nëse e ka takuar djalin pas daljes nga BBV
Shpeshherë Meriton Mjekiqi ka përmendur djalin e ti, Loarin, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”. Ai tha se kishte kohë pa e parë për shkak të marrëdhënieve jo të mira me ish-partneren.
Ndërsa mbrëmë ishte i ftuar në “Post Big Brother”, u pyet nga Ledion Liço nëse është takuar me të.
Meritoni u shpreh se është përpjekur të kontaktojë me ish-partneren që ta lejojë të takojë të birin.
Të them të drejtën, nuk kam pasur mundësi të lidhem. Jam duke tentuar të komunikoj dhe të më lejojë të shkoj në Austri për të parë djalin, – tha ai.
Fraksion.com