AktualitetKosovaTë fundit

Ish-Presidenti Thaçi mbetet në paraburgim

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë lënë në fuqi masën e paraburgimit për ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo pasi trupi gjykues konstatoi se ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor.

Në dokumentin publik thuhet se që nga vendimi më i fundit i paraburgimit, nuk ka pasur zhvillime që zvogëlojnë faktorët që mbështesin nevojën dhe arsyeshmërinë e paraburgimit. Në të vërtetë, ecuria e vazhdueshme e gjyqit përmes dëshmisë së të gjashtëdhjetë e pestë dëshmitarëve dhe zhvillimet e tjera në këtë rast konfirmojnë në mënyrë të prerë domosdoshmërinë e paraburgimit është thënë nga Dhomat e Specializuara në arsyetimin e dhënë për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin.

Më 30 shtator 2022 zyra e Prokurorit të Specializuar, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thekson se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Në deklarimet e tyre që nga 26 tetori ish-krerët e UÇK-së 2020 Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat./klan news

Fraksion.com