Identifikohen 4 autorët e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi
Policia e Tiranës ka identifikuar 4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi. Ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj dhe vëllezërit Drivald Alia e Dorian Alia.
Kujtojmë se avokati u dhunua mëngjesin e sotëm jashtë kopshtit ku sapo kishte dërguar fëmijën, në zonën e ish-Bllokut.
Mëngjesi ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, ndërsa mjekët pohojnë se gjendja e tij është e rëndë dhe se është futur në intubim.
Fraksion.com