Tafa: 49 sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në vitin 2023
Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa tha sot se Shqipëria është përballur vitin e kaluar me 49 sulme kibernetike në infrastrukturën kritike të vendit.
Në një prononcim për mediet Tafa theksoi se rritje të sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë. “49 sulme janë evidentuar si sulme që kanë pasur efekte, 12 prej të cilave kanë pasur efekte goxha të konsiderueshme. I përkisnin infrastrukturave të ndryshme, drejt Parlamentit, INSTAT-it”, u shpreh ai.
Sipas tij, shumica e këtyre sulmeve rezultojnë të vijnë nga Irani.
“Sulmet vijnë nga shtete fqinje, kryesisht nga ato që jemi partner, por kur e analizon më thellë kupton që sulmet vijnë kryesisht, në mbi 90% të rasteve nga shteti i Iranit”, sqaroi Tafa.
70% e incidenteve kibernetike ndodhin si pasojë e gabimeve njerëzore, hapjes së linqeve apo dokumenteve të dërguara nga persona të panjohur.
Fraksion.com