AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Falë investimeve, Vermoshi u kthye në qendër të hartës së turizmit malor

Vermoshi është një ndër destinacionet turistike në Qarkun e Shkodrës, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.

Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i  Qendrës së Turizmit e kanë shndërruar edhe këtë zonë në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë gjithë vitit nga turistë vendas e ata të huaj nga vend të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje siç dhe i cilëson “spektakolare” nga Vermoshi.

Rama thekson se “falë investimeve të duhura në kohë rekord doli nga harresa për t’u kthyer në qendër të hartës së turizmit malor, me plot bujtina që shtohen dita-ditës e po mirëpresin turistë nga e tërë bota”.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht ku shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Bujtinat e ngritura i japin kësaj zone një shembëlltyrë të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi është një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1 100 metra mbi nivelin e detit.

Në të dyja anët e luginës, ngrihen shpate malesh me pjerrtësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.

 

 

Fraksion.com