Polonia do të investojë miliarda për “Mburojën Lindore”
Fortifikime dhe mbrotje nga sulmet me dronë
Polonia planifikon ngritjen e fortifikimeve dhe vendosjen e pengesave të llojeve të ndryshme në kufi, por edhe instalimin e sistemeve moderne për mbikëqyrjen e trafikut ajror në çdo parametër dhe në çdo lartësi, – tha ministri polak i Mbrojtjes.

Në sistemin mbrojtës një rol vendimtar do të luajnë pajisjet dhe impiantet për mbrotjen nga sulmet me dronë, sqaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Polake, Vieslav Kukula.
“Ne kemi 700 kilometra kufi për të siguruar, 400 kilometra prej të cilëve janë me Bjellorusinë,” tha zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk. Kufiri i Polonisë është edhe kufi i jashtëm i BE-së. Zbatimi i masave fortifikuese pritet të fillojë këtë vit.
Kufi i jashtëm i BE-së
Fortifikimi i kufirit pritet të kushtojë 2.3 miliardë euro. Polonia llogarit që për këtë projekt të marrë edhe ndihma nga BE-ja. “BE-ja duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, nëse dëshiron të mbetet zonë paqeje dhe zhvillimi”, tha ministri polak i Mbrojtjes Kosiniak-Kamysk.

Sistemi pritet të bëhet gjithashtu pjesë e një strukture mbrojtëse rajonale që do të krijohet së bashku me vendet baltike anëtare të NATO-s, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.
Polonia kufizohet me Ukrainën si dhe meBjellorusinë autoritare, e cila është aleate e Moskës. Në verilindje Polonia kufizohet gjithashtu me enklavën ruse të Kaliningradit. Për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën, Polonia shihet nga Kremlini si armike./dw
Fraksion.com