AktualitetEkonomiTë fundit

“Forbes España”: Shqipëria mes destinacioneve të preferuara ndërkombëtare të spanjollëve këtë verë

Megjithëse Spanja është destinacioni kryesor evropian për spanjollët kur planifikojnë udhëtimet e tyre verore, kërkimet për të dalë nga “vendpushimet tradicionale” po rriten në mesin e udhëtarëve kombëtarë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “Forbes España”.

Sipas të dhënave nga motori online i kërkimeve të fluturimeve dhe destinacioneve Kiwi.com Shqipëria është renditur mes destinacioneve të preferuara ndërkombëtare për spanjollët për të udhëtuar këtë verë.

Destinacioni shqiptar është kthyer në trend vitet e fundit dhe itinerari i tij është bërë më i popullarizuar duke kryesuar në listën e udhëtimeve evropiane.

Me detet Jon dhe Adriatik në sfond, Shqipëria u ofron udhëtarëve një ndërthurje të përsosur të bukurive natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gastronomike.

Nga eksplorimi i maleve të Alpeve Shqiptare, zbulimi i historisë përmes mbetjeve arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë apo relaksimit në një nga plazhet shkëmbore të Rivierës Shqiptare, ky vend ka diçka për të gjithë.

Vendi mesdhetar është dukshëm më i përballueshem se destinacionet e tjera të njohura në Evropë.

Vizitorët mund të eksplorojnë shtigjet e saj të ecjes dhe peizazhet e jashtëzakonshme.

Shqipëria, është gjithashtu një parajsë për adhuruesit e verës, pasi toka e saj ka një prodhim për t’u patur zili, me kantina dhe vreshta të shumta për t’u vizituar dhe për të bërë degustime.

Sipas Kiwi.com për momentin linjat ajrore me kërkesën më të madhe nga Madridi dhe Barcelona gjatë periudhës së verës – janë të destinuara për në Tiranë, Shqipëri.

Nëse vitin e kaluar pati një interes për të udhëtuar drejt Shqipërisë, këtë vit ky destinacion është renditur në top 5-shen e udhëtimeve me te mira evropiane.

 

Fraksion.com