Vetëvrasja e polices në Tiranë: Gjykata merr vendimin që s’pritej për të dashurin
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28-vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasjes së polices 21-vjeçare Aldorjana Loshi.
Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nikën i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj.
Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në “arrest shtëpie”. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 24 majit në apartamentin me qira ku banonte policja 21-vjeçare në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.
Aldorjana Loshi vrau veten me armën e shërbimit, ndërsa siç kemi raportuar edhe më parë, kohët e fundit ajo ka patur një marrëdhënie jo të mirë me të dashurin Endri Nika banues në Kamëz.
Djali ka fshirë mesazhet e komunikimit me Aldorjanën në celular, pak pasi e reja mori vendimin fatal. Aldorjana Loshi ishte me origjinë nga Mirdita. Një vit më parë kishte humbur të atin në një aksident rrugor dhe bashkë me të ëmën dhe vëllanë jetonin në Tiranë.
Fraksion.com