Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq dorë nga mbiemri i të atit
Me sa duket, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, ka hequr dorë nga mbiemri i saj ‘Pitt’.
Në programin për muzikalin e ri ‘The Outsiders’, 15-vjeçarja renditet si ‘Vivienne Jolie’ dhe jo ‘Vivienne Jolie-Pitt’ konfirmon ‘PEOPLE’.
Nuk është ende e qartë nëse Vivienne e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin. As përfaqësuesit e Jolie dhe Pitt nuk mund të kontaktoheshin për të dhënë një koment se si qëndron e vërteta.
Megjithatë, Vivienne nuk është e para nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt që ka ndryshuar mbiemër vitet e fundit.
Vitin e kaluar motra e saj Zahara bëri diçka të ngjashme kur u shfaq në një video dhe thoshte Jam Zahara Jolie.
Marrëdhëniet e Brad Pitt me fëmijët janë në ditët më të vështira dhe nuk i dihet se si do të shkojë kjo histori.
Fraksion.com