SportTë fundit

Mes lotësh dhe të shtënave me armë, Mirlind Daku mëson nga TV ftesën e Kombëtares në EURO2024

Moment emocionues për Mirlind Dakun dhe çdo shqiptar. Sulmuesi është përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për të përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare në ‘Euro 2024’. Daku e ka pritur lajmin me emocione të mëdha, teksa gjithçka e mësoi nga televizori në momentin e publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar.

Siç shihet ai nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ndante këtë moment të rëndësishëm me familjen e tij. Në një video të publikuar nga gazetari Arlind Sadiku, duket se gëzimi në familjen e Dakut ka qenë i papërmbajtshëm, me festime të veçanta “alla-shqiptarçe”, me të shtëna në ajër.

Ky thirrje në Kombëtaren Shqiptare për Daku-n është një arritje e madhe dhe një moment krenarie jo vetëm për të, por edhe për të gjithë familjen e tij. Me performancën e tij të shkëlqyer në Rubin Kazan, Daku ka treguar se është gati për të përfaqësuar Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në Europë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com