“Më erdhi keq”, çfarë mendon Juli për fitoren e Eglës në BBV3
Aktori i dashur për publikun shqiptar, Jul Deda, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Shqipëria Live”, e para pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP3”. Ish-finalisti u shpreh se e ka shijuar rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë i pyetur nëse i erdhi keq që nuk fitoi, artisti u shpreh:
“Sigurisht që më erdhi keq, por Egla e meritoi se ka bërë shumë për rrugëtimin e saj, siç kemi bërë të gjithë”, u shpreh ai.
Më pas Jul Deda shtoi se ka fituar shumë nga ky “Big Brother VIP3”:
“Kam fitur shumë gjëra, maturi, por edhe kam kuptuar që rri brenda në shtëpi 4 muaj pa lëvizur. Është një gjë shumë e bukur”, u shpreh ai.
Ndërsa i pyetur nëse ka patur një aleancë me Egla Cenon në shtëpinë e BBV3, Deda tha:
“Është një muhabet kot. Po të kishim aleancë do kisha fituar unë. Ne jemi dy njerëz që kemi pasur shumë pak kontakt bashkë”, u shpreh ai.
Fraksion.com