AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj: Shqiptarët e Italisë po përgatiten të presin Ramën

Në Milano do të jetë dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në rrjetet sociale ai ka postuar foto nga shqiptarët që ndodhen në Milano, të cilët, pritet të jenë në takimin që do të zhvillojë të shtunën, kryeministri Edi Rama.

“Të gjithë shqiptarët e Italisë së Veriut po përgatiten të presin Kryeministrin Edi Rama siç i ka hije vendit, që është në çdo kopertinë e lajm për turizmin e transformimin urban”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës në Facebook, koment të cilin, e ka shoqëruar me foto gjatë takimit me shqiptarët të cilët ndodhen në qytetin italian.

“Mirënjohje gjithë diasporës tonë në Itali për mobilizimin e jashtëzakonshëm”,
shkruan Veliaj në Facebook.


Fraksion.com