Life StyleTë fundit

“Të kërkoj ndjesë për çdo lot të saj”, Romeo takon i emocionuar babain e Heidit

Plot emocione kjo mbrëmje e finales së madhe në Big Brother Vip. Babai i Heidi Bacit ka surprizuar mes lotësh gëzimi vajzën e tij. Megjithatë nuk mund të mungonte takimi i tij me Romeon, i cili mes emocionesh i kërkoi ndjesë Heidit për çdo lot që ajo ka derdhur në shtëpi.

“Është pak të të them që ke rritur një super vajzë. Kam dëshirë vetëm të të them dy fjalë. Do të doja të të kërkoj shumë ndjesë për çdo lot që Heidi ka derdhur prej meje. Kam patur gjithë kohës merak për të gjitha situatat që kanë ndodhur në shtëpi. Kam patur merakun e prindërve që ishit ju dhe Lajla dhe shpresoj e do të lutesha, punoja fort që Heidit të mos ja shikoja asnjëherë lotët në sy”-u shpreh Romeo i emocionuar.


Fraksion.com