Life StyleTë fundit

Surpriza emocionuese për Julin,takon familjarët dhe miqtë në skenën e ‘Portokallisë

Surprizë e veçantë për Julian Dedën në natën finale të Big Brother VIP3. Finalisti është suprizuar nga familjarët dhe miqtë e tij në skenën ku ai nisi karrierën, Portokalli.

“Portokallia është shkolla ime e parë e humorit dhe artit dhe falënderoj nga zemra Portokallinë”-tha Juli.

Më pas në skenë iu bashkua edhe nëna e tij, e cila sot kishte hequr rrobat e zeza, duke zgjedhur të vishet me të bardha. Takimi i saj me Julin ishte shumë emocionues.

Ata u përlotën teksa ndiqnin një klip me momentet e Zef Dedës, nga intervistat e tij për familjen.

Juli vazhdon garën për çmimin e madh, duke dalë në televotim kokë më kokë me Heidin. Më pas njëri prej tyre, vijon garën me fituesin nga televotimi mes Romeos dhe Eglës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com