Rama: Thonë që në udhëheqjen time kanë ikur 1 milion shqiptarë. Gënjeshtër nga gojët e pista
Kryeministri Edi Rama, nga Milano u është përgjigjur akuzave të opozitës për largimin e shqiptarëve.
“Disa gojë thonin këto ditë që unë nuk duhej të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptar. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të liga që ofenduan shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi ne det në atë përfaqim të Athinës. Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijë të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë.”, tha Rama.
Fraksion.com