AktualitetPolitikëTë fundit

Rama emigrantëve në Itali : Nuk jeni të detyruar të zgjidhini, ju i përkisni dhe Shqipërisë e Italisë

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë kryeministri Edi Rama vazhdon turin e tij të takimeve në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”, në Italinë fqinje. Përballë më shumë se 5 mijë shqiptarëve në pallatin e sportit Maria Piantanida kryeministri do të mbajë fjalën e tij duke iu drejtuar shqiptarëve që jetojnë atje për arritjet dhe vështirësitë që kanë kaluar.

Edi Rama ndër të tjerash tha se Shqipëria e tanishme mirëpret të gjithë ata emigrant që vendosnin të kthehen në shtëpitë e tyre. Pasi sipas tij sot është radha e shtetit shqiptarët që të bëjë të gjithë emigrantët të ndjehen krenarë dhe t’u ofrojë mundësi për të zhvilluar jetën mes dy vendeve.

“Sot ka ardhur dita që çdo kush rreth e rrotull jush, në lagje, në punë e kudo qoftë, nga italianët ku i thoni ‘Albania’ ju thotë mezi po pres të shkoj me pushime. Dhe ka ardhur dita nesh rastit ndonjëri që ju sheh shtrembër keni të gjitha arsyet ta shihni me kokën lart dhe t’i thoni ‘ce qual cosa?’.

Për shumë vite, ishit ju shqiptarët e Italisë e të gjithë Europës që e mbajtët Shqipërinë në këmbë me dërgesat për familjet tuaja. Sot është radha e Shqipërisë që t’ju bëjë juve krenarë kur flisni për atdheun tuaj apo kur italianët dhe europianët e tjerë flasin për Shqipërinë dhe për dinjitetin e saj të fituar, përfundimisht evropian.

Ndryshe për ata që vijnë nga toka nga deti nga ajri, dhe që Shqipëria e sotme i mirëpret me bujarinë e saj legjendare, për çdo të huaju në pragun shtëpisë të shqiptarit, ju vini sot në një Shqipëri që është shumë më ndryshe nga ajo që latë kur ikët nga sytë këmbët. Pa dyshim që Shqipëria sot është një shtëpi ku ka shumë gjëra për të vënë në vend e shumë punë për të mbaruar. Por mos e harroni pikërisht pse, ajo është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet me eksperiencën  me kursimet e veta dhe që duke pat mësuar guximin do të fitojë për veten dhe familjen më shumë se sa ata që ngurojnë se shpirti ua do, por ndërkohë mendohen dhe presin, presin që ta gjejnë gati.

Dhe tjetra, ai që do të kthehet më shpejt do të ketë më shumë vite përpara në paqe për shpirtin e ndarë në dysh, që kur shkon atje e ke këtu, kur je këtu e ke atje. Por ju nuk jeni aspak të detyruar të zgjidhni o njërën o tjetrën, mes Italisë dhe Shqipërisë, sepse ju sot, ju e keni të mundur t’u përkisni të dyjave. Jo vetëm si deri tani, këtu me punë dhe me halle andej me zemër edhe me njerëz, por edhe me zemër edhe me punë, edhe këtu edhe atje,” tha kryeministri Edi Rama.

Fraksion.co