Life StyleTë fundit

Pas ndarjes nga Xhensila, Besi në lidhje të re me ish-konkurrenten e ‘Përputhen’?

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i kanë dhënë fund martesës së tyre prej disa kohësh. Ish-çifti është në qendër të mediave rozë e tashmë flitet se Besi ka rigjetur sërish dashurinë.

Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi, e cila ka postuar një foto me Besin.

Sipas fansave dyshja ka nisur një lidhje. Dyshja është shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar akoma më shumë aludimet për një romancë të mundshme.

Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit që u mbajt në të njëjtin qytet, dhe nuk nguroi ta postonte këtë dhe në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Çiljeta ishte pjesë e “Përputhen” të edicionit të kaluar. Ajo është nënë beqare, e nga eksperienca në atë reality show doli beqare.

 

Fraksion.com