AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Nesër në 11:00, takimi me shqiptarët e Italisë në Milano

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përmes rrjeteve sociale takimin e radhës me diasporën, që do të zhvillohet në Milano më 26 maj (nesër).

Rama bën të ditur se takimi do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arsizio”.

Të dielën e 12 majit, Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve “Krenar për Shqipërinë” me diasporën në Greqi, Athinë.

Turi i takimeve vjen në kuadër të takimit me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë jashtë.

Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf.

Fraksion.com