Aksident i katërfishtë në Durrës/ Disa të plagosur! Mes tyre fëmijë, një grua në gjendje të rëndë
Një aksident i katërfishtë me pasojë disa të plagosur ndodhi këtë pasdite në Plepa të Durrësit.
Në spital janë dërguar 7 persona, mes të cilëve një grua, e cila është në gjendje të rëndë. Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar dhe vështirësi në qarkullim e trafik të rënduar në aksin Kavajë-Plepa, ndërsa policia rrugore në vendin e ngjarjes pasi ka kryer veprimet e para për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ka mundur të kthejë në normalitet lëvizjen në rrugë.
Mosmbajtja e distancës midis automjeteve mbetet një nga shkaktarët e mjaft incidenteve rrugore, veçanërisht atyre zinxhir në rrugët me më shumë qarkullim.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar i policisë dhe zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.
Fraksion.com