Vetëvritet policja në Kamëz! 21-vjeçarja gjendet e pajetë në shtëpi
Një efektive e policisë në komisariatin nr.5 në Kamëz i ka dhënë fund jetës pasditen e kësaj të premteje. 21 vjeçarja është identifikuar si Aldrojana Loshi.
Teksa ka qenë e vetme në shtëpi ajo i ka dhënë fund jetës. Thuhet se fillimisht fqinjët kanë dëgjuar të shtënën, e më pas kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.
Sakaq shkaqet që kanë çuar 21-vjeçaren në këtë vendim janë ende të paqarta.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com