Vajza e Petro Markos merr certifikatën e pronësisë: Na keni kthyer dinjitetin, dhomën e shkrimtarit do e kthej në muze
Kryemininistri Edi Rama po shpërndan certifikatat e pronësisë në Himarë. Në mesin e personave që morën certifikatën e pronësisë ishte edhe vajza e Petro Markos, Arianita Marko.
Vajza e Petro Markos tha se është shumë mirënjohëse ndaj qeverisë së vendit. Ajo tha se do përpiqet që shtëpinë e Petro Markos ta kthejë në muze.
Edi Rama: Arianiata Marko, të lutem merr certifikatën e pronësisë.
Arianita Marko: Gjej rastin, meqë për herë të parë po takohemi, doja t’ju them faleminderit. Faleminderit, i keni kthyer dinjitetin familjes së Petro Markos.
Jo vetëm me këtë certifikatë, por me çfarë keni bërë. Jam shumë mirënjohëse. Jam e lumtur që këtë certifikatë e marr nga biri i dy prindërve të mrekullueshëm, që prindërit e mi i donin dhe i vlerësonin dhe i respektonin gjithmonë. Babai im Petro Marko nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij, do jenë gjithmonë aty. Unë do mundohem që atë dhomë ta kthej në një muze, me ndihmën e Aleks Markos. Shumë faleminderit.
Fraksion.com