AktualitetTë fundit

Ndodhej mes shkurreve: Gjendet trupi i pajetë i shoferit që bëri aksident në aksin “Lushnjë-Rrogozhinë”

Gjendet trupi i pajetë i Fabjol Ibraliut rreth 22-vjeç i cili mbrëmjen e djeshme me një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”.

Trupi i tij sipas burimeve për Top Channel është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të shkatërruar nga përplasja e fortë.

I riu ishte duke udhëtuar me 160 km/h, ku fillimisht është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të banesave.

Fraksion.com