AktualitetPolitikëTë fundit

“Dosja ‘Xibraka’ u rihap”, Bardhi pas daljes nga SPAK: U pyeta nëse kisha diçka për të shtuar

Olsi Rama ka depozituar në SPAK kallëzim ndaj Gazment Bardhit.

Bardhi pas marrjes në pyetje nga SPAK tha se dosja “Xibraka” është rihapur.

Seanca e marrjes në pyetje kishte vetëm një pyetje, u thirra si person në dijeni dhe u pyeta nëse kisha diçka për të shtuar.

Kësaj çështje nuk i ikën as me letra bakalli, as me çështje dite. Marr me dhjetëra ankesa, shqetësime dhe me radhë, edhe nga qytetarët. Për sa kohë jam drejtuar prokurorisë së Posaçme, e vetmja gjë që bëj është nxitja për të vepruar në përputhje me ligjin. Kam pasur një pretendim ligjor pa asnjë diskutim dhe këtë gjë e kam trajtuar në rrugë institucionale. Jam përpjekur gjithmonë si funksionar publik i përgjegjshëm, që sa herë ka diçka për një institucion, i drejtohet atij institucioni.

 

Fraksion.com