Akuzohet se ka abuzuar me vajzën e mitur, Gjykata lë në burg babanë. Gjithçka që ndodhi në gjykatë
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Bledar Rakon, i cili akuzohet nga vajza për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të bijën prej disa vitesh.
I akuzuari fillimisht u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata. Më pas seanca u ndërpre, pasi 48-vjeçari ka thënë se ka avokatin e tijj.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se 48-vjeçari ka mohuar akuzat.
Vajza 14 vjeçe rrëfeu përpara psikologes së shkollës se babai kishte abuzuar me të prej vitesh.
Fraksion.com