Fitim Zekthi: Krimi i organizuar është fuqizuar shumë, ndoshta as Ramës nuk i binden
Politologu Fitim Zekthi, i pranishëm në studion e emisionit “Open” në News24 ku është diskutuar mbi lidhjet e politikës me krimin dhe këtij të fundit me policinë, bazuar në dosjen e fundit të SPAK që bazohet në transkriptet e platfomës SKY, tha se kemi një përpjekje të Prokurorisë Speciale që ndodh për herë të parë për të prerë këto lidhje.
Zekthi tha se këtu nuk dihet kush komandon, i komandon Kryeministri apo këta komandojnë.
“Unë mendoj se i komandon Kryeministri”, tha Zekthi. Politologu tha se në vende si Guatemala, Peruja, Kolumbia nuk drejtohen nga qeveritë e tyre, por nga grupet kriminale.
“Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është në fazën që e kap kryeministri nga veshi, sepse janë fuqizuar aq shumë sa nuk bindem që Edi Rama mund t’i komandojë”, tha Zekthi.
Ai tha se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri është aq i koklavitur sa është e vështirë të thuhet sot sepse kanë 30 vjet që fuqizohen.
Fraksion.com