AktualitetPolitikëTë fundit

“Utopi, nëse mendojmë se ata që kaluan filtrin s’do të korruptohen”, befason Dumani: I shqetësuar më shumë për ata gjyqtarë që kanë kaluar vettingun!

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka befasuar me një deklaratë të bërë në lidhje me vettingun në radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë.

“Prokurorët e SPAK janë të pavarur dhe ndihen të tillë. Këtë pavarësi ia ka garantuar ky Kuvend me ndryshimet kushtetuese të 2017-ës. Në vlerësimin tim, garanton pavarësinë e prokurorëve. Nuk ka vend dhe nuk është e nevojshme inicimi i këtyre gjerave për garantimin e pavarësisë. A ndihen të influencuar nga lufta politike, mediatike?! Unë e thash dhe qëparë që prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik. Sa i takon prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar, e përmenda dhe më parë. Të çosh 4 gjyqtarë për gjykim nuk janë pak. Ne kemi regjistruar, vetëm duke marrë indicie, kemi nuhatur se mund të kemi të bëjmë me raste korruptive.

Unë jam më shumë i shqetësuar me ata që e kanë kaluar vettigun dhe vazhdojnë të jenë në sistem. Mund të jenë ndëshkuar me persona me natyre korruptive. Ky është realisht shqetësimi më i madh. Edhe nga shoqëria civile dhe nga politika, ne mbajmë shënime. Jemi të vëmendshëm. Vjet arrestuam një prokuror në detyrë, proceduam një gjyqtare në detyrë. Ne jemi shumë të vëmendshëm. Koha do e tregojë, do të takohemi pas një viti dhe këtu do të jemi. Jemi të fokusuar. Të jemi dakord se kaluam vettingun dhe nuk do të korruptohen gjyqtarët, kjo është utopi. Ne jemi të vëmendshëm.”, tha ai.

 

Fraksion.com