AktualitetPolitikëTë fundit

“Të gjithë goditen, veç Ramës”, Dumani: S’plotësojmë orekset mediatike! Për ne prevalon prova! Ecim ngadalë të mos bëjmë autogol

Në Komisionin e Ligjeve kreu i SPAK, Altin Dumani, është pyetur nga deputeti i PD-së në Enkeljed Alibeaj se në opinion është krijuar mendimi se të gjithë janë goditur veç Ramës. Dumani tha se SPAK nuk mund të plotësojë orekset mediatike, ndërsa duhet të ketë prova që të nisen hetimet.

Alibeaj: Ka të goditur nga opozita por s’ka të goditur nga pozita. Sot ka një radhë ka të proceduar nuk ka asnjë gjë publike lidhur me kryeministër, perceptimi sipas opinionit publik është i tillë gjithçka është e goditur, përveç kryeministrit. Besoj se shpejtësia në procedimet penale duhet të jetë e tillë që të vendosë po të krijojë dhe të japë sinjale besimi të publiku se askush pavarësisht postit që mban është mbi ligjin. Jeni viktimë e suksesit tuaj!

Dumani: S’mund të plotësojmë orekset mediatike ne nuk kemi axhendë. Për ne pak rëndë i ka emri, por prova ka rëndësi edhe ju jeni jurist dhe prova prevalon me çdo gjë, këtë po demonstrojmë brenda ditës dhe po ecim me hapa të ngadaltë që të mos bëjmë autogol.

 

Fraksion.com