Rama konferencë me Sekretarin e Jashtëm britanik: Marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira, do t’i thellojmë
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron po mbajnë një konferencë për shtyp pas takimit kokë më kokë. Kreu i qeverisë shqiptare thoë se në këtë takim kanë folur për thellimin e marrëdhënieve dy palëshe.
“Kemi një mik të veçantë një personalitet të njohur të politikës. Jo vetëm që kemi një mik nga një vend aleat dhe partner i rëndësishëm, sekretarin e shtetit për çështjet e Jashtme, por edhe në të njëjtën kohë një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur se do rikthehet përsëri.
Sot kemi diskutuar për marrëdhëniet tona dy palëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Kemi folur si në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në Nato qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në vendin tonë. Jemi duke folur për një projekt me rëndësi të veçantë që është hekurudha Durrës Prishtinë, element kyç jo veç mes dy vendeve tona por në rajon e më gjerë. Duke pasur parasysh se ne hapim garën për portin e ri ndërkombëtar të Durrësit”, tha ai.
Fraksion.com