AktualitetTë fundit

Kryebashkiakia e Roskovecit, Majlinda Bufi thirret në SPAK

Kryebashkiakia e Roskovecit, Majlinda Bufi është thirrur në SPAK.

Ende nuk dihet motivet se pse Bufi është pyetur nga prokurorët e posaçëm por së fundmi kryebashkiakia është kallëzuar nga Rithemelimi për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas Rithemelimit, Bufi gjatë fushatës zgjedhore ka kërcënuar, shantazhuar punonjësi e administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht.

Po ashtu, opozita e ka akuzuar edhe për abuzim me tenderat.

 

Fraksion.com