AktualitetTë fundit

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Bib Ndreca. Ky vendim i KPA rrëzon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që vendosi shkarkimin e tij në 18 janar 2021.

Ndreca asokohe u shkarkua me argumentin se nuk kishte dhënë shpjegime bindëse për të ardhurat që i ishin gjetur të vëllait. Ndreca e ankimoi në Kolegj vendimmarrjen e KPK, duke pretenduar se prej akteve të administruara provohej se nënshkrimi ishte kryer para noterit nga të dyja palët në të njëjtin moment.

Pas shqyrtimit të vendimit të KPK dhe dokumentacionit të sjellë nga Ndreca, i cili kërkonte rikthimin në detyrë dhe gjetjen të padrejtë të vendimit të shkallës së parë, trupa e KPA certifikoi rikthimin në detyrë të Ndrecës.

Fraksion.com