AktualitetTë fundit

Avioni ulje emergjente në aeroportin “Nënë Tereza”,pasagjeri pret damarët

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, avioni i linjës “Lion-Stamboll” ka bërë ulje emergjente, shkak është bërë një pasagjer i cili ka prerë damarët me brisk.

Policia sqaron se shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, ka dëmtuar damarët e dorës me brisk, gjatë fluturimit me avion.

Sakaq, 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën. Shkaqet që e çuan të bëjë këtë veprim janë ende të paqarta.

 

Fraksiom.com