“A e konsideroni amnistinë ‘thikë pas shpine?”, Dumani: Është marrë mendimi i SPAK në fazën e parë, jo si është miratuar
Kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur në komisionin e Ligjeve në lidhje me amnistinë penale, ku u falën edhe të dënuar nga GJKKO. Dumani tha se është marrë mendimi i institucionit në fazën e parë, por jo për mënyrën si është miratuar
‘Dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë,. Është marrë mendimi nga institucioni në fazën e parë dhe jo në mënyrën sesi është miratuar. Kuvendi e di vetë sesi e ushtron këtë ndryshim ligjor.’- tha Dumani.
Fraksion.com