Zbardhet dëshmia e babait që akuzohet se abuzonte seksualisht me vajzën
Është zbardhur dëshmia e 48-vjeçarit, Bledar Rako, i cili u arrestua pas denoncimit të 15-vjeçares, vajzës së tij, teksa e akuzonte se ai abuzonte seksualisht me vajzën e tij.
Mirëpo 48-vjeçari vazhdon të mohojë akuzën e së bijës për abuzim seksual.
“Si mund ta bëj këtë?! Nuk e di pse e sajon”, është shprehur ai, siç raporton gazetarja e TCH, Vali Qyrfyçi.
Nga ana tjetër nëna e adoleshentes ka deklaruar se është vënë në dijeni nga psikologia e shkollës dhe se nuk ka dyshuar asnjëherë. Psikologia është personi që ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me të miturën dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij
Fraksion.com