Vrasja e Artan Santos, ish-prokurori Hajdari zbardh të pathënat për hetimet e dosjes
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News me gazetarin Milaim Zeka, shprehet se beson që çështja e Artan Santos do të zbardhet dhe se autorët dhe organizatorët e kësaj vrasje do të dalin para drejtësisë.
Shkëlqim Hajdari: Do të zbardhet dhe zbulohet edhe çështja e Santos edhe çështja e Konomit, shumë çështje të bujshme që s’ka pasur besim që do zbulohen ndonjëherë, por unë jam i bindur që do zbulohen.
Milaim Zeka: Je i bindur që vrasja e Santos do të zbulohet? Se kjo është një deklaratë shumë e fuqishme nga ana jote duke e ditur që ti nuk flet pa informacion.
Shkëlqim Hajdari: Absolutisht që po. Çështja e SPAK-ut për ne prokurorët edhe për agjencitë ligjzbatuese nga pikëpamja operative e të dhënave dihet qartë se si ka ndodhur. Hetimet edhe në kohën tonë si për Konomin si për Santon për këto dy raste është i zbardhur nga pikëpamja e të dhënave tani duhet që meqë po shkërmoqen grupet e strukturuara kriminale të gjejmë prova për të çuar autorët dhe organizatorët para drejtësisë.
Fraksion.com