Tensione, molotovë dhe flakadanë, mbyllet protesta e tetë e opozitës para bashkisë së Tiranës
Mbyllet protesta e tetë e opozitës para bashkisë së Tiranës. Rreth orës 11:00 nisi tubimi i opozitës, ndërsa mbaroi rreth orës 12:30.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në kor brohorisnin; Hajduti, hajduti!
Sakaq, policia fortifikoi bashkinë, ndërsa e rrethoi me gardh metalik.
Sakaq, disa protestues kanë hedhur molotovë dhe flakadanë në drejtim të bashkisë, ndërsa policia ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet.
Opozitarët kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta.
Fraksion.com