Opozita nis protestën me molotov, para bashkisë të Tiranës. Policia apel: Ndaloni sulmin!
Ka nisur me molotov protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës. Teksa kjo është protesta e 8 në radhë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në kor brohërasin; Hajduti, hajduti!
Siç shihet nga pamjet, policia ka fortifikuar bashkinë, ndërsa e ka rrethuar me gardh metalik. Sakaq, disa protestues kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë, ndërsa policia ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet.
Opozitarët kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta.
Fraksion.com