Kisha Katolike dënon martesën në tarracën e Bashkisë së Tiranës: ‘Pastori nuk ishte i yni
Pasditen e 19 majit, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, të veshura me fustane nusërie kurorëzuan dashurinë. Ceremonia simbolike u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës dhe të pranishme ishin edhe dy vajzat binjake, që erdhën në jetë me metodën invitro tre vite më parë.
Ndonëse martesat mes së njëjtës gjini nuk lejohen nga ligji shqiptar, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.
“Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini.
Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:
a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.
b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.Për sa i përket pastorit që “bekoi” këtë martesë, Kisha Katolike tha se nuk ka lidhje me ta dhe nuk përfaqëson asgjë të tyren.
“Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën, – shkruhet ai në fund të deklaratës.