Françeska Murati zbulon si qëndron e vërteta e veshjeve të shtrenjta në BBV
Françeska Murati, ish-banorja e Big Brother Vip, gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për debatet e shumta me banorët, por edhe për veshjet e saj të shtrenjta dhe tepër elegante.
Së fundmi në një intervistë Françeska vendosi të shuaj kuriozitetin e të gjithëve duke thënë se jo të gjitha fustanet ishin të sajat, madje disa prej tyre ua ka marrë shoqeve që kanë biznese.
“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjithë fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tre, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo?
Përse mos t’i mbështes shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”, është shprehur Françeska.
Fraksion.com