Life StyleTë fundit

Fjolla Morina akuza të rënda: Fisnik Syla më ka dhunuar, është kriminel

Fjolla Morina ka qenë e ftuar në një intervistë me “Zona Zero” në Top Channel ku ka folur për arrestimin e saj në Kukës, për ndarjen me Fisnik Sylën dhe jo vetëm.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur u dënua me 6 vite burg pas u kap me armë në pikën kufitare të Morinës në vitin 2020 teksa po hynte në Shqipëri. Tani ajo ka deklaruar se arma nuk ishte e saj, por e Fisnik Sylës.

Ajo tha se e mori fajin përsipër vetëm për ta ndihmuar, por ai e la në baltë me premtime të rreme, pasi ajo ende vazhdon të ketë probleme me drejtësinë.
“Unë atë natë jam nisur me atë (Fisnik Sylën) për të xhirua në Shqipëri. Arma ka qenë e tij, e ka futur në çantë tek unë dhe më ka thënë mbaje ti sepse veç një dënim është sepse unë i kam letrat e Belgjikës dhe mos mi prishin. Unë e mora përsipër, por në fakt nuk ishte e mija, kam dhe dëshmi të tij që ka qenë e tij dhe është edhe personi i tretë që ka qenë me neve, edhe ai mund të vijë të dëshmojë që arma ka qenë e tij. Unë kam bërë burg dy muaj për një barrë që i përket atij, prej mashtrimeve të tij. Jo nuk kanë marrë shenjat e gishtave sepse shenjat e mia të gishtave nuk kanë qenë aty, nuk e kam prekur fare armën me dorë dhe nuk kam pasur kurrë probleme në jetë me shtetin shqiptar. Ishte hera e parë që përballesha me këto, por që ka ngel e imja dhe unë akoma po pres Apelin dhe i bëj thirrje shtetit shqiptar që sa më shumë të këqyrë rreth kësaj sepse unë të lë një vajzë rrugëve, një fëmijë 8 vjet për Fisnik Sylën, të bëj burg për të është shumë e rëndë. Më ka dënuar 6 vite, nuk mund të dal askund. Apeli nuk është e formës së prerë, unë po pres prej Apelit për të më bërë një thirrje për të thënë që arma nuk ishte e imja, kam rënë pre e mashtrimeve të tij. Ai gjatë gjithë kohës më ka shkruar mesazhe që unë do ta kryej punën, nuk ke për të bërë asnjë ditë burg ose unë do dorëzohem vetë. Kam për të ta kryer punën, do jap para. Do doja që dikush të merreshe me këtë çështje dhe të përfundojë sepse ka katër vite që unë jam bllokuar dhe jashtë Kosovës nuk mund të dal.”
Gjithashtu Fjolla e quajti Sylën ‘kriminel’ dhe ‘mashtrues’ duke pretenduar se ai e ka dhunuar. Sipas saj, dhuna ka qenë arsyeja e ndarjes, duke shtuar se edhe sot është në psikiatri dhe merr ilaçe prej tij.

“Ka përdorur dhunë fizike ndaj meje dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë jam ndarë. Ka qenë edhe arsyeja që u ndava se më mbeti barra mua dhe nuk u krye kjo puna. Ai më gënjeu tërë kohës.

Nuk e kuptoj këta gazetarët që merren me një njeri të tillë që vetëm prej meje ai u bë i njohur. Ai u lidh me mua vetëm për t’u bërë i njohur. I them gazetarëve që janë amatorë që merreni me një mashtrues dhe kriminel që ma ka shkatërruar jetën deri më edhe sot në psikiatri, jam me hapa prej atij. Në psikiatri kam përfunduar prej këtij rasti të gjykatave.”

Fraksion.com