AktualitetTë fundit

Abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 4vitesh, 15-vjeçarja e denoncoi vetë në polici

Bledar Rako është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Vajza do ti nënshtrohet ekspertimit mjeko-ligjor.

Fraksion.com