“Arbana Osmani ka bërë gjoksin!” Edhe çfarë pastaj?
Më pëlqen ndonjëherë të bëj avokatin e djallit, por sot besoj se jam në anën tjetër se s’ka djaj më të këqinj se mediat sociale! Mes gjithë këtyre që na shohin sytë e dëgjojnë veshët kirurgjia estetike mbetet për ne mëkati më i keq.
Më pëlqen ndonjëherë të bëj avokatin e djallit, por sot besoj se jam në anën tjetër se s’ka djaj më të këqinj se mediat sociale! Mes gjithë këtyre që na shohin sytë e dëgjojnë veshët kirurgjia estetike mbetet për ne mëkati më i keq.
Pyetja është, pse? Çfarë e bën kirurgjinë estetike kaq tragjike? Pse kemi tendencën të ofendojmë vajzat e gratë që në fund të ditës thjesht zgjedhin të ashtuquajturin “përmirësim estetik?” Në fund të ditës kush nuk dëshiron të ndihet i/e bukur?
Njerëzit gjithmonë kanë kërkuar të ndryshojnë pamjen e tyre, dhe kjo është po pjesë e natyrës sonë njerëzore. E vërteta e hidhur është se përtej zhvillimit që kemi bërë si shoqëri, ne ende na pëlqen të gjykojmë gratë dhe ku ka objektiv më të lehtë për gjykim se pamja fizike?!
Qëndrime moraliste që në thelb thjesht gjykojnë gratë pavarësisht si veprojnë. Siç thoshte Gjino “njëra hip se të vrava, tjetra zbrit se të vrava!”
Është kaq e vështirë ta lejosh dikë të ndohet rehat dhe bukur?! Her body, her choice! Trupi i saj, zgjedhja e saj. E gjykimet tona thjesht seksizëm në përpjekje të përcaktojë mënyrën se si gratë duhet të jetojnë, të duken, ta shikojnë jetën.
Ndërhyrjet estetike dhe dështimet morale nuk janë në përpjestim të drejtë. Kur do vijë dita që vendimet mbi ato që njerëzit bëjnë me trupin t’i pranojmë si zgjedhjen normale e njerëzore?
Oh, dhe diçka, mos u shqetësoni – – autorja e këtij komenti nuk ka bërë akoma asnjë ndërhyrje estetike…por mezi po pret të bëjë buzët! Xoxo dini ndonjë vend të mirë?
Frsksion.com