70-vjeçari ndërron jetë menjëherë pasi bie në rrugë
Një i moshuar rreth 70 vjeç, ndërsa udhëtonte i vetëm ka rënë në asfalt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën ” Kongresi” .
Në vendin e ngjarjes ndodhet ekipi i urgjencës dhe policia e Komisariatit Nr. 3.
Dyshohet sipas mjekëve se i moshuari ka pësuar atak kardiak dhe ka qenë i pamundur dërgimi i tij në spital, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.
Fraksion.com