AktualitetBota+Të fundit

“Vdes nga rrëzimi i helikopterit”, politikan i vijës së ashpër, si “shtroi” Raisi rrugën deri në zgjedhjen si numri 2 i Iranit

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në malet e Iranit pas rrëzimit pranë kufirit me Azerbajxhanin të helikopterit me të cilin udhëtonte, është një personazh i “vijës së ashpër” që ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e fundit në kthimin e Iranit drejt besimeve më të pakompromisa të themeluesve revolucionarë të Republikës Islamike.

Një mbështetës i vlerave thellësisht konservatore në frontin e brendshëm, në aspektin e politikës së jashtme, Raisi gjithashtu krijoi një qëndrim gjithnjë e më agresiv. Ishte pikërisht në kohën kur ai kishte marrë postin tashmë, që Teherani zgjodhi të nisë sulmin e tij të fundit të paprecedentë me raketa dhe dronë kundër Izraelit duke sjellë të dy vendet në konflikt të drejtpërdrejtë dhe të hapur për herë të parë.

Ndërsa ai u zgjodh president në qershor 2021, duke u prezantuar si personi më i mirë për të luftuar korrupsionin dhe problemet ekonomike të Iranit. Raisi kishte zënë prej kohësh poste të rëndësishme në Iran, duke përfshirë një rol kyç në të ashtuquajturin Komiteti i Vdekjes përgjegjës për ekzekutimin e mijëra të burgosur në vitet 1980, gjë që ai e ka mohuar.

I lindur në vitin 1960, Raisi ishte që adoleshent pjesë e revolucionit që përmbysi Shahun pasi kishte udhëtuar në Qom për të ndjekur një seminar shiit në moshën 15-vjeçare, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.

Ndërsa ishte ende student i ri, ai iu bashkua protestave masive kundër Shahut të mbështetur nga perëndimi në 1979 që do të çonin në Revolucionin Islamik nën drejtimin e Ayatollah Ruhollah Khomeini, një klerik deri në kthimin e tij dramatik nga mërgimi në Francë.

 

 

Në vitet e para të trazuara të Revolucionit Islamik, Raisi vazhdoi studimet në Universitetin Shahid Motahari në Teheran, ku mori doktoraturën në jurisprudencë dhe drejtësi islame.

Duke iu bashkuar gjyqësorit, Raisi, vetëm 25 vjeç – si shumë të rinj të tjerë të brezit të tij – do ta gjente veten të katapultuar në një post të rëndësishëm, në rastin e tij si zëvendësprokuror i Teheranit.

Ishte kjo kohë kur ai u bë një nga katër gjyqtarët e Komitetit famëkeq të Vdekjes, një gjykatë sekrete e krijuar në vitin 1988 për të rigjykuar mijëra të burgosur, shumë prej tyre anëtarë të grupit Mujahedin-e Khalq.

Raisi më vonë do të shërbente si kryeprokuror i Teheranit, e më pas si kreu i Organizatës së Inspektoratit Shtetëror.

Në vitin 2006, Raisi u zgjodh në Asamblenë e Ekspertëve, i cili është i ngarkuar me emërimin dhe mbikëqyrjen e liderit suprem dhe anëtarët e të cilit miratohen nga Këshilli i fuqishëm i Gardës.

Pasi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2009 shkaktuan muaj protestash publike, Raisi mbështeti goditjet brutale dhe burgosjet masive. Ai u bë prokuror i përgjithshëm i vendit në vitin 2014.

Ai u vu nën sanksione nga Departmaenti i Thesarit të SHBA në 2019 për rolin e tij në represionin e brendshëm.

Pasardhësi i Hassan Rouhanit si president, fitorja e Raisit në zgjedhje përfaqësoi një shtyrje nga ultra-konservatorët e Iranit në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore që i dha Iranit lehtësim nga sanksionet ndërkombëtare.

Nën drejtimin e Raisi-t, Irani pasuron uranium në nivele pothuajse të nivelit të armëve dhe pengoi inspektimet ndërkombëtare.

Raisi fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, megjithatë, ato votime panë pjesëmarrjen më të ulët në historinë e Republikës Islamike.

Në fund të vitit 2022, një valë protestash mbarëkombëtare shpërtheu pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për shkelje të dyshuar të kodit të rreptë islamik të veshjes së grave në Iran.

Në një ngjarje historike në mars 2023, Irani dhe Arabia Saudite, armiq të gjatë rajonal, njoftuan një marrëveshje të papritur që rivendosi marrëdhëniet diplomatike.

Megjithatë, detentimi me Arabinë Saudite ka qenë disi i jashtëzakonshëm për sa i përket politikës së jashtme iraniane nën Raisi, pasi Irani ka armatosur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, ka nisur një sulm masiv me dron dhe raketa ndaj Izraelit në mes të luftës së tij kundër Hamasit në Gaza.

 

Fraksion.com