Vdekja e presidentit të Iranit, reagojnë liderët botërorë
Liderë nga Lindja e Mesme dhe më gjerë kanë shprehur ngushëllime pas lajmit për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave të tjerë, që humbën jetë nga rrëzimi i helikopterit të dielën pasdite. Në mesin e atyre që humbën jetën është edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi ka shkruar në platformën sociale X se është shumë i prekur dhe thellë i shqetësuar nga tragjedia e Dr. Seyed Ebrahim Raisi, president i Republikës Islamike të Iranit.
“Kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Indi-Iran do të mbahet mend gjithmonë. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij dhe popullit të Iranit. India qëndron me Iranin në këtë kohë trishtimi”, ka shkruar Modi.
Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia’ Al Sudani ka shprehur ngushëllime për liderin suprem iranian, yatollah Ali Khamenei Ayatollah Ali Khamenei dhe qeverinë e tij në një postim në X.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif tha se vendi i tij do të mbajë një ditë zie dhe flamuri do të valëvitet në gjysmështizë, si shenjë respekti për presidentin Raisi dhe miqtë e tij e në solidaritet me Iranin “vëlla”.
“Nga tokat bolivariane, ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe dëshirojmë ngushëllim hyjnor për një humbje kaq të ndjeshme”, tha ai.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan u shpreh se Emiratet e Bashkuara Arabe qëndrojnë në solidaritet me Iranin në këtë kohë të vështirë, duke shprehur ngushëllime të përzemërta për familjet e atyre që humbën jetën.
Fraksion.com