AktualitetBota+Të fundit

Presidenti Erdoğan dërgoi mesazh ngushëllimi për vdekjen e homologut të tij iranian

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka publikuar një mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe kryediplomatit Hossein Amir-Abdollahian, si dhe të tjerët që i shoqëruan, si rezultat i rrëzimit të helikopterit të tyre, transmeton Anadolu.

“Lus Zotin për mëshirë ndaj kolegut tim të nderuar, vëllait, Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, zoti Ebrahim Raisi, i cili fatkeqësisht mësuam se ka ndërruar jetë në një aksident me helikopter”, shkroi Erdoğan në rrjetet sociale.

Erdoğan uroi mëshirë prej Zotit edhe ndaj kryediplomatit iranian dhe të tjerëve që gjendeshin në të njëjtin helikopter me Raisin.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta ndaj popullit mik dhe vëllazëror të Iranit, qeverisë, familjeve të zoti Raisit dhe të ndjerëve të tjerë përfshirë edhe liderit suprem të Republikës Islamike të Iranit. Si një koleg i cili personalisht kam dëshmuar përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë gjatë kohës së tij në detyrë, e kujtoj zotin President me respekt dhe mirënjohje. Si Türkiye, ne do të qëndrojmë pranë fqinjit tonë Iran në këto kohë të vështira dhe të trishtueshme, siç kemi bërë shumë herë”, theksoi Raisi.

 

Fraksion.com