AktualitetTë fundit

Zbulohen emrat e 3 efektivëve të Policisë, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste

Zbulohen emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm.

Bëhet  fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Shahini dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.

Ergert Mitri aktualisht është specialist pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Altin Morina është ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua pak kohë më parë dhe u lirua.

SPAK bëri me dije se ka shpallur në kërkim një ish-zyrtar të lartë policie, që ka shërbyer në Lezhë. Gjithashtu mësohet se është shpallur në kërkim edhe një ish-anëtar i forcave RENEA.

 

Frakdion.com