AktualitetTë fundit

Aleanca mafioze: Grupi i Vis Martinajt pakt me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin, vrasjet që u zbardhën. Roli i Avdylajve të Shijakut

Megaoperacioni i SPAK i zhvilluar përgjatë dy ditëve në 6 qytete, por edhe jashtë vendit ka çuar në çmontimin e 7 grupeve kriminale.

Janë 50 urdhërarreste për personazhe të krimit të organizuar, por mes tyre ka edhe figura që dikur i përkisnin jetës politike.

Njoftimi i SPAK i shpërndarë për mediat është një histori më vete që tregon skenarët dhe aleancat mes grupeve kriminale për të goditur rivalët.

Kështu, grupi i Ervis Martinajt kishte lidhur aleancë me grupin e Arben Ndokës (ish-deputet i PS). Ish-bosi i lojërave të fatit kërkonte të vriste Fatmir Hysenin nga Vlora pasi ky i fundit akuzohej për atentatin që i mori jetën Santiago Malkos në ish-Kinostudio i cili konsiderohej si krahu i djathtë i Martinajt.

Grupit të Ervis Martinajt i janë bashkuar edhe njerëzit e Emiljano Shullazit edhe pse ky i fundit ndodhet prapa hekurave i dënuar me 15 vjet burg. Mirëpo, ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur prej datës 8 gusht 2022 nuk ndalejk me kaq. Ai ka kërkuar bashkëpunimin e grupeve të tjera për të eliminuar Durim Bamin, një tjetër person me të shkuar të errët dhe i dyshuar për disa ngjarje kriminale.

Ervis Martinajt për të realizuar qëllimet e tij i është bashkuar edhe Aldo Avdylaj, vëllai i Astrit e Altin Avdylaj.

Nga ana tjetër, Edison Reçi kishte urdhëruar ekzekutimin e shtetasit Preng Gjini.

Gjithashtu, SPAK njofton se është zbardhur vrasja e Shkëlzen Kastratit, 41 vjeç, në Fier, ngjarje kjo e ndodhur në shkurt 2021. SPAK thotë se ka identifikuar vrasësit e 41-vjeçarit./BW

Njoftimi i plotë i SPAK

 

Fraksion.com