Afganistan, persona të armatosur vrasin tre turistë spanjollë
Tre turistë spanjollë u vranë dhe të paktën një tjetër mbeti i plagosur në një sulm nga persona të armatosur në provincën qendrore Bamyan të Afganistanit, tha të premten Ministria e Jashtme e Spanjës.
Më herët të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Abdul Mateen Qaniee kishte thënë se tre turistë të huaj dhe një shtetas afgan ishin vrarë në sulm.
Po ashtu, gajtë sulmit u plagosën katër shtetas të huaj dhe tre afganë, shtoi ai. Ai njoftoi arrestimin e katër personave.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkroi në rrjetin social X se ishte “i tronditur nga lajmi për vrasjen e turistëve spanjollë në Afganistan”. Deri tani nuk dihen arsyet e sulmit.
Ky është sulmi i parë ndaj turistëve të huaj që kur talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021.
Bamiyan, një nga rajonet më të varfra në Afganistan, është një destinacion popullor për turistët e huaj sepse atje gjenden pika të trashëgimisë botërore, sipas Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Në këtë qyteti piktoresk talebanët shkatërruan dy statuja të lashta të Budës në mars 2001 gjatë udhëheqjes së tyre të mëparshme në Afganistan. Grupi tha se sipas Islamit, statujat përbënin blasfemi.
Fraksion.com