AktualitetTë fundit

Sako del nga SPAK: Do ruaj sekretin hetimor

Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka dalë nga ambientet e SPAK, pas më shumë se dy orësh qëndrimi. Sako nuk ka pranuar të bëjë publike arsyen sepse u thirr në SPAK, ndërsa u shpreh se do të ruajë sekretin hetimor.

“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, u shpreh Sako.

Sako ka dhënë përgjigje mohuese lidhur me pyetjen nëse është thirrur për inceneraratorin e Tiranës.

Gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ai ka dhënë sqarime si person që ka dijeni lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Pak ditë më parë, SPAK thirri edhe zv/kryeministren Belinda Balluku e cila u mor në pyetje nga prokurori Dritan Prençi për më shumë se tre orë me radhë.

Ndaj Ballukut, në SPAK ka edhe disa padi për tenderat e rrugëveve, OSHEE, KESH, Portin e Durrësit dhe Vlora Marina. Disa javë më parë SPAK arrestoi krahun e djathtë Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi për korrupsion me tenderat.

Hetime po zhvillohen ndërkohë edhe ndaj Ergys Verdhos ish-kreu i ARRSH e KESH dhe aktualisht drejtor i Hekurudhave.

 

Fraksiom.com