“Nxora thikën dhe e godita mbi 10 herë! Fillova të pija birra”, dëshmia tronditëse e shqiptarit që vrau gruan në Athinë
Një 40-vjeçare shqiptare Enkelejda Danaj u vra nga bashkëshorti një ditë më parë në Athinë, ngjarje e rëndë që trondit opinionin publik.
Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit e vrasjeve , autori i dyshuar Eduart Danaj i kishte ngritur pritë vdekjes ish-bashkëshortes së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë.
Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli.. Edhe gjatë bashkëjetesës me viktimin ai ishte konsumues i rregullit i alkoolit dhe pasi dehej, e rrihte. Pas disa orë kërkimesh autoritetet greke arritën ta gjenin dhe ta prangosnin.
Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.
Më në fund ai rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse : U zgjova në mëngjes dhe shkova ta prisja sepse e dija që po kalonte në orën 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan.
I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë, autori i dyshohet se është përgjigjur se “Nuk duroja dot të shikoja të atë duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.
Ajo e kishte denoncuar tre herë.
Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa pritej të dilte në gjyq këtë të premte.
Në një video-dokument të sjellë në “dritë” nga protothema.gr dëgjohen zërat dhe lutjet e gruas për ndihmë gjatë një përleshjeje të ashpër mes viktimës dhe autorit të ndodhur mbrëmjen e së hënës së kaluar.
Siç kishte thënë 40-vjeçarja në dëshminë e saj në atë kohë , ata kishin 14 vite bashkë, kishin dy fëmijë, një vajzë 21-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar, por ata nuk kishin shkuar mirë si çift pasi kishte gjithmonë dhunë dhe kërcënime.
Fraksion.com